Përshkrimi i Pronës
Apartament në shitje në Golem, shumë pranë bregdetit.
Shitet apartament 2+1 me 1 tualet, i organizuar me 2 dhoma gjumi, sallon me kuzhinë dhe një verandë të madhe 67 m² të mbuluar me tendë druri, ideale për relaks dhe momente familjare.
• Sipërfaqe apartamenti: 95.5 m²
• Verandë: 67 m²
• Kati i 5-të (pa ashensor)
• Garazh i mbyllur në katin 0 për 2 makina
• Shitet i mobiluar
Apartamenti ndodhet në një kompleks të qetë dhe familjar, me hapësira të gjelbra dhe administrim shumë të mirë gjatë gjithë vitit. Zona është shumë e kërkuar dhe e përshtatshme si për banim ashtu edhe për investim.
Vendndodhje shumë e mirë, shumë pranë detit, ku mund të shkoni në këmbë pa pasur nevojë të përdorni makinën. Gjithashtu zona ka kërkesë të lartë për qira ditore nga turistët e huaj.
Çmimi: 160 000 €
Detajet e Pronës
Tipi: Apartament
Sipërfaqja: 95 m²
Dhoma gjumi: 2
Tualete: 1
Ballkon: 1
Kati: 5
Komoditetet
Parking: 2
Mobilimi: E mobiluar
Ashensor: Jo
Kontaktoni Agjentin e Pronës